Banorët e Luginës ndjehen “të huaj” në Kosovë

Diel, 14 October 2018 13:37

Kanë shumë kohë që janë shpërngulur nga lugina për në Kosovë, megjithatë ende nuk posedojnë lejeqëndrim, e lëre më nënshtetësi të këtij vendi.

Përkundër kësaj, banorët e luginës së Preshevës kanë aplikuar shumë herë me radhë për një lejeqëndrim, mirëpo, siç thonë ata, janë malltretuar me dokumentacione të shumta.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, shumë shpejtë do të hartohet një udhëzim administrativ, që të rregullohet statusi i tyre.

Tash e tetë vjet,  ai qëndron në Prishtinë. Ani pse ka kaluar kohë e gjatë, ende nuk konsiderohet si shtetas i Kosovës.

Si student, ai ishte shpërngulur nga Bujanovci në Prishtinë, mirëpo vazhdimisht ka hasur në probleme, për shkak të dokumenteve.

Kushtrim Asllani, aktor tregon se ka tentuar shumë herë me radhë të aplikoj për lejeqëndrim, megjithatë thotë se vetëm është malltretuar.

“Nuk kam dokumente të Kosovës, kam dasht me apliku disa herë për leje qëndrim por ka pas shumë procedura kanë qenë shumë të mundimshme, jon kon tepër të panevojshme. Dhe si student e kom pas shumë problem, me i siguru qato dokumente, sa i përket pronës, tu e dit që nuk kom pronë këtu, kontratave të banesës zakonisht, studentët me pronarët e banesës po e kanë problem se nuk po bojnë kontrata, kështu që e kom pas shumë problem me i siguru ato dokumente që për mua personalisht janë shumë të panevojshme”, tha Asllani.

Shkaku i mungesës së lejeqëndrimit dhe nënshtetësisë, Asllanin e kanë penalizuar shumë herë edhe në projektet e tij si aktor.

Duke shtuar se sa herë që ka dashur të aplikojë, iu kanë kërkuar mbi 13 dokumente.

“Thuajse çdo projekt që e kam bo deri tash, sa i përket projekteve profesionale, e kam pas problemin e pagesave edhe të nënshtetësisë. Gjithë më kanë kërkuar, a ke leje të Kosovës edhe a ke letërnjoftim, banimin edhe kësi soji kom pas problem edhe me bankat, për shkak që banesat kanë ndërru, nuk jam kon në të njëjtën banesë. Edhe transferat e banesës më kanë vonuar, ose më kanë nxjerr problem, është deshtë me shku me i verifiku ato dokumente të mëhershme, po flas për dokumente të Serbisë që i kom”, shtoi Asllani.

Sipas drejtorit të departamentit për shtetësi, azil dhe Migracion, Valon Krasniqi, në bazë të ligjit të vjetër  për të huaj, u është pamundësuar që banorët e luginës t’i pajisen me lejeqëndrim.

Sipas tij, tashmë janë duke hartuar një udhëzim administrativ për të rregulluar statusin e tyre.

“Ne si departament jemi përballur shumë herë me kërkesa nga ana e tyre për t’u pajisur me leje qëndrim apo me dokumente tjera të Kosovës. Mirëpo, ligji i vjetër u pamundësonte një gjë të tillë për të pajisur, për shkak se nuk i plotësonin një pjesë të kritereve të cilat ishin në ligjin për të huaj. Tani me këtë udhëzim do të thotë parashihen të krijohen disa lehtësira, në mënyrë që statusi i tyre të rregullohet një herë gjithmonë “, tha Krasniqi.

Ky udhëzim administrativ, sipas Krasniqit  do të hartohet deri në fund të këtij viti.

Ai ka pohuar se si shkak i mos pajisjes me lejeqëndrim, banorët e luginës së Preshevës, por edhe banorë nga vendet tjera, kanë hasur në shumë vështirësi.

Ndërsa, për Kushtrim Asllanin dëshira e vetme mbetet që një herë e përgjithmonë të rregullohet një gjë e tillë. Ai ka shtuar se institucionet e vendit po premtojnë shumë, e në anën tjetër, banorët e luginës vazhdimisht po diskriminohen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...