Foto/Kosova do të ketë ushtrinë e saj, reagimi special i Lorik Canës

E Enjte, 18 October 2018 20:02

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro projektligjit të parë që transformon Ministrinë e FSK-së në Ministrinë e Mbrojtjes. Këtë veprim e ka përshëndetur edhe kapiteni ‘legjendar’ i kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Cana njihet për dashurinë dhe patriotizmin që e karakterizon, pasi e ka treguar në çdo stadium të madh botëror ku ka luajtur. Në një postimi në ‘InstaStory’ ai shpërndanë fotografinë e ushtarëve kosovarë të shoqëruar me flamurin kuqezi dhe atë të Kosovës. Po ashtu e ka shoqëruar edhe me disa emoje, një shqiponjë dhe një shenjë krahu që tregon forcën.

Në sallë ishin 102 deputetë, 101 prej tyre kanë votuar unanimisht pro Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes. Por, deputetët e Listës Serbe janë larguar nga seanca e Kuvendit pa nisur leximi i tre projektligjeve në lidhje me FSK-në.

Igor Simiç nga Lista Serbe gjatë seancës deklaroi se këto ligje janë në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe NATO-n, njëkohësisht edhe me Kushtetutën e Kosovës.

Simiç vlerësoi se më mirë është të kontribuohet në zhvillimin ekonomik se sa për FSK-në. Pas fjalës së tij deputetët e Listës Serbe u larguan nga salla.

Kuvendi i Kosovës ka votuar 3 projektligjet për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Projektligji u miratua me 96 vota pro.

Ky projektligj rregullon kushtet e përgjithshme të shërbimit në FSK.  Një shërbim i ndërtuar mbi bazën e parimit të ligjshmërisë, profesionalizmit, komandës, disiplinës, respektit, nderit, ruajtjes së informacionit, komunikimit, jo diskriminimit dhe mundësive të barabarta, paanshmërisë politike, transparencës dhe llogaridhënies.

Në Kuvend u votuan me 101 vota pro projektligji për krijimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Si dhe nga ana tjetër me 98 vota pro u miratua projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Screenshot 2 4

Modifikuar më E Enjte, 18 October 2018 21:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...