Në fillim të muajit tetor në Novi Sad të Serbisë ishin rrahur brutalisht dy kosovarë.
Brendon Gigollaj e Çlirim Maloku 19-vjeçar, kishin qenë dy viktimat.
Por sot gjatë ditës Çlirimi u kthye në Kosovë saktësisht në vendlindjen e tij në Has të Prizrenit. Lajmin për kthimin e tij e ka bërë të ditur vet ai. “
Pasi u përmirësova me shëndet dhe arrita të kthehem në vendin tim sot kaluam disa momente të lumtura me miqt e mi. Falenderoj shum familjen, miqt dhe gjith shqiptart kudo në bot per perkrahjen e tyre dhe falenderoj zotin qe shendeti im esht mir”, ka shkruar 19-vjeçari në llogarinë e tij “Facebook”.
Më herët lidhur me rastin është raportuar se janë arrestuar katër persona.