Shpesh herë Kylie Jenner poston në rrjetet sociale foto në të cilat tregon ngjashmërinë e të bijës së saj Stormi me të kur ka qenë bebe.
E ndërkohë që shumë fansa arrinin ta shihnin ngjashmërinë mes mamasë e vajzës, shumë të tjerë thoshin se Stormi i ngjante më shumë babait të saj reper, Travis Scott.
Por me fotot e postuara së fundmi nga Kylie, kur ajo ka qenë sa Stormi sot, i dha fund mëdyshjes se kujt i ngjan më shumë vogëlushja.
Në fotot e Kylie duket qartë se Stormi është sozia e saj, epo “Bëmë mama të të ngjaj”, Kylie nuk paska folur kot.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
						 
						 
																									 
																									





