Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë sot se qytetarët e Kosovës kanë mbetur të izoluar padrejtësisht.
Këto komente Veseli i bëri sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit .
Veseli ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë se Kuvendi i Kosovës është duke iu kthyer normalitetit dhe se pret reflektim pozitiv edhe të opozitës. " Sot do të ketë sot seancë. Presim reflektimin edhe të opozitës. Ka shenja që edhe ata do të kthehen në seancë. Edhe Bashkimi Evropian duhet të reflektojë se qytetarët tanë duhet të lëvizin lirshëm pasi që i kemi plotësuar të gjitha kriteret teknike”, ka thënë Veseli duke shtuar se Kosova do të vazhdojë lobimin deri në fund për levizje të lirë. “Deri më tani na është thënë që liberalizimi nuk është çështje politike, por tërësisht teknike. Tani kanë filluar të ndëgjohen zëra se është çështje politike”, ka thënë Veseli .
Ai ka thënë se pret që Austria të procedojë në Këshillin e Ministrave çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Sipas tij, Kosova do të vazhdojë të insistojë për të drejtën e saj për të lëvizur lirshëm dhe do të vazhdojë lobimin deri në fund. “Nuk tërhiqem nga sfida, do të jem akoma edhe më i zëshëm”, ka përfunduar Veseli.
Kryesia vendosi që më 16 nëntor të mbahet seanca e jashtëzakonshme për me punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.