Bashkimi Evropian ka konfirmuar se nesër do të takohen presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së.
Kjo sipas të gjitha gjasave është edhe arsyeja që presidenti Hashim Thaçi nuk e ka thënë asnjë fjalë mbështetëse për taksën që e vendosi dje Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe si masë ndaj fushatës së Beogradit kundër pavarësisë së Kosovës.
“Pritet që Vuçiç dhe Thaçi në takim të konfirmojnë gatishmërinë për intensifikimin e përpjekjeve që të arrihet marrëveshja ligjërisht obligative për normalizimin e marrëdhënieve që është e një rëndësie thelbësore për rrugën e tyre evropiane”, ka njoftuar BE-ja.