Ambasadorja e Kosovës në Itali Alma Lama nderohet me Medalje të Meritave për Vullnetarizëm

Diel, 11 November 2018 19:17

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Alma Lama është nderuar të premten me Medaljen e Meritave për Vullnetarizëm nga Assosazione Nazionale Vigili del Fuoco Volontari. Alma përmes një postrimi pohon se ndjehet edhe me mirë kur Kosova merr dy çmime, pasi edhe Kryçi i Kuq i Kosovës u shpërblye për kontribuonin disavjeçar, transmeton Indeksonline.

”U nderova me një tjetër çmim këtu ne Itali për punën dhe angazhimin tim ne Kosove, Medalja e Meritave për Vullnetarizëm. U ndjeva edhe me mire, kur Kosova u ishte e pranishme me marrjen e dy çmimeve, pasi edhe Kryqi i Kuq i Kosovës u shpërblye për kontributin disavjeçar, ne te njëjtën ceremoni, zhvilluar ne Senatin e Republikës” – shkruan Alma LAma.
Ceremonia

Ambasadorja e Republikes së Kosovës në Itali. Znj. Alma Lama u nderua te premten me Medaljen e Meritave për Vullnetarizëm nga Assosazione Nazionale Vigili del Fuoco Volontari. Ambasadores Lama iu nda ky çmim iu nda në lidhje me kontributin e dhënë në Kosovë për demokracinë mediat dhe mbështetjen e kauzave të grave.

Ambasadores Lama iu dorëzua kjo medalje në një ceremoni të zhvilluar në Senatin e Republikës italiane, nga presidenti i shoqatës Luca Bonello dhe prefekti Bruno Frattasi. Te pranishëm ishin përfaqësues nga institucionet italiane civile dhe ushtarake.

Ne fjalën e rastit Ambasadorja Lama tha se ndihej shumë e nderuar për vlerësimin e punës së saj. “Dua të theksoj sonte para jush – tha Ambasadorja Lama, se unë përfaqësoj një popull i cili i mbijetoi një dekade të apartaidit serb, vetëm në sajë të vullnetarizmit dhe solidaritetit, në kushte të jashtëzakonshme kur të gjithë shqiptarët e Kosovës ishin të përjashtuar nga puna dhe sistemi. Po kështu ne u shpëtuam nga solidariteti dhe zemërgjërësia e vendeve të Aleancës veriatlantike, ku bën pjesë edhe Italia, prandaj për këtë dua t’iu them shumë faleminderit.”

Në këtë ceremoni u nderua me cmimin edhe Kryqi i Kuq i Kosovës për kontributin shumëvjeçar, çmim i cili iu dorëzua presidentes së shoqatës, znj. Feride Hyseni.

Edhe këtë vit organizata kombëtare Vigili del Fuoco Volontari, e cila mban medaljen e Presidentit të Republikës, ndau çmime për shumë personalitete italiane që kanë dhënë kontribut të çmuar si dhe për aktivitete humanitare. Mes personaliteteve që u nderuan me cmim ishte edhe këngëtari i njohur italian me famë botërore, Andrea Bocelli për bamirësi; Navy Seal e Tailandës për shpëtimin e 12 fëmijëve që kishin ngecur në shpellë, si dhe e bija e një çifti polak që kishin shpëtuar dhjetëra hebrej nga nazizmi duke i fshehur në kopshtin zoologjik e për të cilin bën fjalë edhe një film i njohur. Ky është çmimi i dytë me të cilin nderohet Ambasadorja Lama në Itali në lidhje me punën dhe aktivitetin e saj në Kosovë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...