Dy vëllezër shqiptarë kanë rrëmbyer vëmendjen e medias austriake për gjestin e tyre heroik duke shpëtuar një 23-vjeçar i cili rrezikohej të mbytej në një pishinë dimërore.
Ngjarja u shënua të dielën e kaluar 25 nëntor, në Aqua Nova që gjendet në Wiener. Neustadt të Austrisë.
23-vjeçari afgan ishte futur në pishinën sportive ku dhe kishte rrezikuar të mbytej. “Në një moment vëllai im bërtiti se dikush po mbytej dhe u hodh në ujë pa u menduar. Edhe unë shkova pas tij dhe pastaj e tërhoqëm së bashku për ta nxjerrë nga uji” – thotë Ideal Kuburja, djaloshi 20 vjeçar i cili aktualisht punon në shërbimin civil për infermieri në Ebreichsdorf, raportojnë mediat e huaja.
Pastaj i riu u dërgua në një spital në Wr. Neustadt. Për vëllezërit Ideal dhe Leutrim Kuburja me banim në Pottenstein (Baden) e diela duhej të ishte relaksuese por u përballën me një skenë për të cilën nëse nuk do të ndërhynin do ishte kthyer në tragjedi.