Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar për vdekjen e presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës George H.W, Bush.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kosova sapo humbi një mik të madh e ShBA-të një patriot të devotshëm. Bush gjithë jetën e tij e dedikoi në shërbim të popullit amerikan dhe paqes në botë”.
Postimi i plotë i Haradinajt:
“Kosova sapo humbi një mik të madh e ShBA-të një patriot të devotshëm.
I pikëlluar për vdekjen e presidentit të 41 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës George H.W Bush.
Bush gjithë jetën e tij e dedikoi në shërbim të popullit amerikan dhe paqes në botë.
Presidenti Bush do të mbahet në mend për denoncim direkt ndaj represionit dhe terrorit serb ne Kosovë. Ai do te mbahet në mend për “mesazhin e Krishtlindjeve” drejtuar presidentit serb në vitin 1992, me të cilin vendos vijën e kuqe për luftë në Kosovë duke e mbrojtur popullin tonë nga tendenca dhe kërcënimi për shfarosje nga regjimi i Milloshevicit në atë kohë.
Prehu në paqe, njeru i Kosovës. Do të kujtojmë gjithmonë!RH”, ka shkruar Haradinaj.