Albin Kurti: Shpenzimet e Thaçit t’i paguajë Serbia, jo Kosova

Diel, 02 December 2018 15:11

Kreu i Lëvizjes vetëvendosja, Albin Kurti, ka deklaruar gjatë një interviste, se shpenzimet e presidentit Hashim Thaçi, duhet t’i paguajë Serbia dhe jo Kosova.

Sipas tij Thaçi është president vetëm për veten e tij dhe Serbinë dhe jo për Kosovën. Më tej Kurti deklaroi se Presidenti Hashim Thaçi do që ta zëvendësojë Gjermaninë me Rusinë në politikën e jashtme të Kosovës dhe në orientimet e saj gjeopolitike dhe historike.
“Vuçiçi e çoi te Putini, kurse Putini e rikthen te Vuçiçi, po luajnë me Thaçin si me top ping-pongu”, tha Kurti në një intervistë për koha.net.

Më tej ai u shpreh se udhëtimet me avion dhe qëndrimet nëpër hotele të Thaçit për bisedime me Vuçiçin, “do të duhej të paguheshin nga buxheti i Serbisë e jo nga buxheti i Kosovës”.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje thotë gjithashtu se nuk ka asnjë kusht që do ta pranonin Thaçin për kryenegociator në Bruksel, në bisedimet Kosovë-Serbi.

Thaçin e quan "seri të dështimeve" dhe thotë se “ta pranosh Thaçin është si ta pranosh hajnin që vjedh shtëpinë e vet kur të thotë: më lër të bëj pazar në emrin tënd me kojshinë. Thaçi është president për veten dhe për Serbinë, jo për Kosovën”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...