Një 47-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me disa plumba në kryeqytetin gjerman, Berlin, raporton Bild.de.
Blendi G., i cili punonte si punonjës sigurie në një butik, u qëllua me disa plumba në trup teksa kthehej në shtëpinë e tij, vetëm 200 metra pa mbërritur ende.
Sipas policisë së Berlinit, autori i dyshuar, një 60-vjeçar ka qëlluar më pas veten dhe ka humbur jetën në spital. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë stacionit të metrosë dhe sipas një dëshmitari, viktima kishte ndërruar jetë në vend pavarësisht ndihmës që i ishte dhënë nga kalimtarët.
Dyshohet se autori mund të jetë një tjetër shqiptar edhe pse kjo nuk është pohuar ende nga autoritetet. Sipas një mikut të Blendit, ai ishte njeri familjar, nuk para dilte për jetë nate dhe nu para përzihej me të tjerët.
Policia e Berlinit pritet të nisë hetimet mëngjesin e së hënës për të hedhur më shumë dritë mbi ekzekutimin e 47-vjeçarit shqiptar.