Një 36 vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët në Puno, nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike, mbajtjes së armëve të zjarrit dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Kostandin Zama, u arrestua në shtëpinë ku jetonte.
Teksa ka pikasur policinë, ai ka hedhur nga dritarja 18 gram kokainë dhe një peshore elektronike.
Policia gjeti edhe doza të tjera në një mjet tip Fiat, me të cilin, ai qarkullonte. Në veturë kishte edhe një mori çelësash, njëri prej të cilëve ishte i një apartamenti në Bergamo.
Nga hetimet e mëvonshme, rezultoi se ndërtesa ishte përdorur nga një tjetër i arrestuar, shtetasi me iniciale S.E, 36 vjeç, gjithashtu i akuzuar për favorizim prostitucioni.
Gjithashtu, me një nga çelësat e gjetur u gjet një vend i fshehur ku u gjet një pistoletë me 9 fishekë. Shqiptari ka përfunduar në burg.