Trupi i shqiptarit që u gjet i vdekur në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalo të Greqisë do të prehet në Atdhe.
Mësohet se viktima, 33-vjeçari Bardhyl Tusha, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike do të varroset sot në fshatin Shelegar të Sarandës.
Tusha ishte burgosur aty me akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Familjarët e tij akuzojnë autoritetet greke se e kanë helmuar, ndërsa sipas autoriteteve të burgut, i riu ka ndërruar jetë si pasojë e një mbidoze droge.
Grekja “Ekathimerini” shkruan se Tusha, besohet të jetë pjesë e së njëjtës bandë si Bako, i cili u ther më herët këtë muaj.
Tusha dhe dy shqiptarët e tjerë, njëri prej të cilëve u vra më herët në burgun e Korydallos-it. Ata akuzohen si pjesë e bandës së akuzuar për vrasjen e avokatit grek, Michalis Zafeiropoulos në vitin 2017.
Dy shqiptarët që morën pjesë në vrasjen e avokatit, ishin paguar për ta plagosur dhe kërcënuar avokatin por e vranë atë aksidentalisht.
33-vjeçari gjithashtu thuhet se ishte i lidhur me incidente të tjera të dhunshme që ishin duke u hetuar nga policia.