Arnisa Morina, juristja shqiptare në Kanada, sfidë serbëve: Do të paguajnë për luftën ndaj Kosovës!

Hënë, 11 February 2019 16:08

Toronto- Canada/Arnisa Morina, shqiptarja nga Kosova duket se nuk do të lerë të qetë një komb plangprishës si ai serb. E vendosur të zhvillojë karrierën e saj si avokate emigrimi pranë ‘Immigration and Refugee Board of Canada’, Morina jep herë pas herë mesazhe sesi e ka krijuar suksesin e saj.

E qeshur, e çiltër dhe mjaft e vendosur, ajo është në hapat e parë të ngritjes së profesionit të saj për të cilën ka punuar fort. Si një nga studentet ekselente të Juridikut, duket se vendosmëria e saj premton për të qenë mjaft e suksesshme edhe në të ardhmen. E rritur në Toronto po rrënjët e saj e kthejnë herë pas herë në Prishtinë, aty ku prehen eshtrat e të atit hero. Ajo i ka bërë betimin se jeta e tij do të vlejë për lirinë e vendin deri në fund. Arnisa edhe çdo shqiptar tjetër që vijnë nga nga lufta e tmerrshme e Kosovës, sigurisht që nuk mund të harrojnë kujtimet e asaj kohe. Arnisa premton se kjo është koha e shpagimit dhe se do të mundohet me profesionin e saj dhe me gjithë të drejtat që ka për të vënë drejtësinë në vend. Për këtë, ajo ka mbështetjen dhe mirënjohjen e të gjithë komunitetit shqiptar, të cilët Arnisa Morina e njohin si një vajzë të guximshme dhe mjaft profesionale.
Nw rrjetin social Facebook ajo shkruan:
I am coming for everything they said I could not have. 👩🏼⚖️
Për të gjithë serbët përgjegjës për luftën në Kosovë, unë, së bashku me të gjithë shqiptarët, synojmë të vazhdojmë të arrijmë gjithçka që ju keni thënë se ne kurrë nuk do të arrijmë.
🇦🇱🇽🇰
They said that I, being an Albanian, a Kosovar, could not have rights and freedom, but I celebrate both now. They said that I didn’t have the right to dream and have goals, well I have pursued my dreams and goals which will become a reality very soon this year.
Ata thanë se unë, si shqiptare-kosovare, nuk mundem me pasur drejta dhe liri, por tani unë kam drejta dhe liri. Ata thanë se unë nuk kam të drejtë të ëndërroj dhe të kem qëllime, por unë kam ndjekur ëndrrat dhe qëllimet e mia dhe ato do të bëhen një realitet së shpejti këto vite.
🇨🇦 They said I couldn’t have a voice, but now I use my voice to advocate against the injustices that Albanians experienced and continue to suffer because of the Kosovo-Serbia war.
Ata thanë se zëri im nuk ka rëndësi, por tani e përdori zërin tim për të avokuar dhe se shpejti si avokate, kundër tyre dhe padrejtësive që shqiptarët përjetuan dhe vazhdojnë të vuajnë për shkak të luftës së Kosovës.
🌎 They said that Kosovo would never attain independence. Well next month, Kosovo and its people will be celebrating its 11th year of Independence.
Ata thanë se Kosova kurrë nuk do të arrijë pavarësinë. Por muajin tjetër më 17 shkurt, Kosova dhe populli i saj do të festojnë 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. 🇽🇰
I am eternally proud to be Albanian. To be part of a race and a people that continues to persevere through adversities, attain goals and make the impossible, possible.
Unë jam përjetësisht krenare që jam shqiptare. Jam krenare që jam pjesë e një populli që vazhdon të kapërcejë vështirësitë dhe të arrijë qëllimet dhe që mbi të gjitha, vazhdon të bëjë të pamundurën, të mundshëm. ❤️/Albanian Montreal Press/

 

Login to post comments