DW: Mafia shqiptare dhe kosovare, mes grupeve të rrezikshme në Gjermani

Tuesday, 12 February 2019 19:10

Grupet kriminale shqiptare dhe kosovare renditen mes grupeve të rrezikshme që operojnë në Gjermani. Deutsche Welles shkruan se ata janë vendosur prej vitesh në Gjermani, ndërsa ministri i Brendshëm i Rajonit të Veriut tërheq vëmendjen se ata nuk pranojnë ti nënshtrohen ligjeve, por se kanë vendosur rregullat e tyre. Ai thekson se ka ardhur koha që të aplikohet parimi i tolerancës zero. Ekspertët flasin për 500 mijë persona, anëtarë të grupeve pak a shumë aktive.

“Ata kanë të përbashkët faktin se janë nënkultura që pretendojnë sistemin e tyre të normave dhe vlerave, duke refuzuar kategorikisht sistemin gjerman ligjor, duke u përpjekur të imponojnë sistemin e tyre dhe të jetojnë në njërën anë duke përdorur sistemet sociale gjermane dhe nga ana tjetër , duke ruajtur një standard të lartë jetese nëpërmjet veprave penale “, shpjegoi Sebastian Fiedler, nënkryetar federal i shoqatës së hetuesve kriminale gjermanë.

Këto grupe janë përgjegjës për veprat penale nga trafiku i drogës në trafikun e armëve, te pastrimi i parave deri te vjedhjet spektakolare. Ata bëjnë jetë luksi, madje paguajnë shuma të konsiderueshme për avokatët në çështje të ndryshme. Drejtësia përballet me vështirësi për goditjen e tyre, pasi kanë mbështetje në komunitetet ku jetojnë. Në Nordrhein-Westfalen, mes viteve 2016 dhe 2018, u regjistruan më shumë se 14 mijë krime.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...