Aksidenti tragjik/ Shkon në 14 numri i viktimave, nisin hetimet. Dy ditë zie

E Enjte, 14 February 2019 08:04

Është rritur në 14 numri i viktimave që humbën jetën në aksidentin e rëndë në autostradën Shkup – Tetovë, kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” ka humbur drejtimin dhe është rrokullisur duke rënë në humnerë.

Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar për bilancin e ri të viktimave, ku sipas tij nga 14 të vdekur, 7 prej tyre kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes. Nderkohe qe Qeveria në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbrëmjes së djeshme shpalli 14 dhe 15 shkurtin ditë zie.

Sipas lajmeve jozyrtare autobusi që lëvizte nga Shkupi për në Gostivar, në afërsi të fshatit Llaskarcë të Shkupit ka dalë nga rruga pasi i ka plasur një prej gomave dhe ka përfunduar në kanal. Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 17.00.
 

Nga Prokuroria Themelore Publike kanë informuar se për arsye të zbardhjes së rastit dhe arsyet e fatkeqësisë nga aksidenti që ndodhi në autostradën Shkup –Tetovë, prokurori publik ka kërkuar që vozitësit të autobusit ti merret urina dhe gjaku për kontrolle të mëtutjeshme, gjithashtu të bëhet kontrolli teknik i autobusit se në çfarë gjendje ka qenë para aksidentit. Nga Prokuroria kanë theksuar se gjatë natës vendi i aksidentit do të sigurohet, ndërsa ekspertiza dhe largimi i autobusit nga vendi i ngjarjes do të vazhdon gjatë ditës së sotme. Zëdhënësi i MPB-së Toni Angelovski ka informuar se ekipe të MPB-së dhe prokurori publik kanë qenë në vend ngjarje dhe ekspertiza do të vazhdojë.

“Me shoferin e autobusit është biseduar, ai për momentin gjendet ne spital, nga ajo që është arritur që të bisedohet do të ndihmojë në zbardhjen e plotë të rastit”, ka theksuar Angelovski. (INA)

Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, shkon në 13 numri i viktimave

Prokurori përgjegjës nga Prokuroria Publike Shkup po kryhen hetim në vendngjarje, në aksidentin e rëndë që ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, ku për momentin 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa shumë persona kanë mbetur të lënduar.

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se  autobusi me targa të Gostivarit ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

aksidenti

Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, shkon në 13 numri i viktimave

“Sipas informacioneve të para nga hetimi, aksidenti ka ndodhur pasdite kur autobusi me targa të Gostivarit ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë. Në drejtim të vërtetimit të aksidentit, Prokurori Publik do të lëshojë urdhër për obduksion të personave të vdekur, si dhe kontroll të jashtëzakonshëm teknik të makinës. Gjatë mbrëmjes do të sigurohet vendi i ngjarjes, ndërsa hetimi dhe nxjerrja e autobusit do të vazhdoj gjatë ditës së nesërme. Shoferi i autobusit është hospitalizuar, ndërsa nga ana e prokurorit publik është lëshuar urdhër për analizë të gjakut dhe urinës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Aksident tragjik në Tetovë, shkon në 10 numri i viktimave

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Maqedoni, ku një autobus ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke shkaktuar një numër të madh viktimash.

2C35B81F-F9E4-4D7C-97B3-EF642113F0B9

Sipas mediave në Maqedoni bëhet fjalë për një bilanc tragjik, ku numri i viktimave ka shkuar në 10. Mediat vendase dhe dhjetëra të lënduar si pasojë e aksidentit në autostradën Shkup- Tetovë, ndonëse bilansi mund të jetë edhe më i madh.

Udhëtarët të cilët janë në gjendje kritike janë dërguar në spitalin shtetëror të Shkupit “Nënë Tereza” dhe në spitalin ushtarak “8 Shtatori” dhe disa udhëtarë janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës.

52130075_839856259683930_7536507705612042240_n

Autobusi i kompanisë “Durmo Tours” ka qenë duke udhëtuar në relacionin Shkup-Gostivar. Mësohet se shumica e udhëtarëve janë administratorë shtetëror me punë në Shkup që po ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...