Karabinierët e Romës gjetën drogë gjatë një kontrolli të udhëtarëve në stacionin e makinave “Tibus” në Largo Guido Mazzoni.
Sipas mediave italiane, në pranga kanë rënë dy shqiptarë, makina e të cilëve është kontrolluar rastësisht. Në bagazhin e mjetit policia mundi të gjente 23 kg marijuanë të mbështjellë me letër celefoni, dhe të ndarë në disa pako.
Nga hetimet u zbulua se shqiptarët banonin në një apartament në në Luca Ghini, zona Alessandrina, atje ku karabinerët gjetën anëtaren e tretë të grupit, një grua edhe ajo me origjinë shqiptare.
Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur.
Nga kontrolli rezultoi se gruaja kishte në posedim 28 gr kokainë, ndërsa të fshehura në banesë u gjetën edhe 3,250 euro, që dyshohet ta kishin përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.