Vritet një shqiptar në Strugë

Premte, 01 Mars 2019 08:46

Një 23 vjeçar shqiptar nga fshati Poum i Strugës ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmë në Strugë të Maqedonisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 minuta, kur autori me iniciale U.B. i lindur në vitin 1997 nga fshati Poum ka qëlluar me armë ndaj disa shqiptarëve.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur 23-vjeçari Z.B, ndërsa është plagosur shoku i tij V.B, i cili është dërguar në spitalin e Strugës.

Autori pasi ka qëlluar me armë është vetëdorëzuar në stacionin policor të Strugës. Policia maqedonase ka nisur hetimet për zbardhjen  e plotë të ngjarjes.

Login to post comments