Serbia vazhdon lobimin kundër Kosovës në INTERPOL

Premte, 01 Mars 2019 09:11

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, po vazhdon të lobojë kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Ai ka dërguar letër sekretarit të përgjithshëm të INTERPOL-it, Jirgen Stok, dhe presidentit duke i kërkuar që kjo organizatë të mos e pranojë riaplikimin e Kosovës për anëtarësim.

Stefanoviç po e konsideron shkelje të të drejtës ndërkombëtare riaplikimin e Kosovës në INTERPOL, pasi sipas tyre, shumë shtete kanë tërhequr njohjet.

“Shqyrtimi i kërkesës për anëtarësim të të ashtuquajturës Kosovë do të çonte në politizimin e INTERPOL-it në aktivitete të natyrës politike, por edhe në instrumentalizimin e saj për qëllime politike”, ka thënë ai.

Ai u ka dërguar letër edhe të gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv që të votohet kundër kërkesës së Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.

Login to post comments