Aleksandër Vuçiç gjatë seancës së djeshme në Kuvendin e Serbisë ka thënë se nuk dëshiron ta zbulojë planin e tij për Kosovën duke nxjerrë harta, duke lënë të kuptohet se ndarjen e Kosovës është ende në agjendë.
Gjatë një seance të gjatë dje në Parlamentin e Serbisë ku është diskutuar tema e Kosovës, Aleksandër Vuçiç ka bërë me dije se e ka në agjendë ndarjen.
Këtë ai e ka zbuluar teksa iu ka përgjigjur politikanit liberal serb Cedomir Jovanovic i cili në fjalimin e tij ka thënë se shqiptarët e Kosovës kanë të drejtë të kenë shtetin e tyre dhe se Serbia duhet të bëjë paqe me shqiptarët.
E kur Jovanovic e ka pyetur Vuçiçin se pse nuk po shpalos ndonjë plan dhe se çka po fsheh prej serbëve, Presidenti i Serbisë ka thënë se nuk dëshiron të nxjerrë detaje të planit të tij.
Ai ka thënë se nuk dëshiron të nxjerrë harta duke lënë të kuptohet se e ka në plan ndarjen e Kosovës.
‘Nuk ka kuptim të flas deri në detaje, kam mundur sot t’i nxjerrë të gjitha planet, të gjitha hartat, të flas për secilin fshat por këtë nuk guxoj ta bëjë sepse nuk vendosim vetëm ne, vendos edhe pala tjetër, por vendosin edhe më shumë ata që po e nxisin palën tjetër (Kosovën), në krejt atë për çka i kanë nxitur deri më tani’, - ka thënë Vuçiç.