Kryeministri italian, Giuseppe Conte, u shpreh sot i gatshëm që të dorëhiqet nëse “Lega Nord” e Matteo Salvinit dhe Lëvizja 5 Yjet e Liugi Di Maios nuk i japin fund polemikave të tyre të pandërprera.
“I kërkoj secilës prej dy forcave politike të bëjnë një zgjidhje dhe të më thonë nëse kanë për synim të vazhdojnë kontratën tonë qeverisëse”, deklaroi ai për median.
“Nëse nuk gjendet një zgjidhje, thjesht do të tërhiqem nga mandati im”, theksoi Conte.