Mediat italiane shkruajnë për një shqiptar të “çmendur”.
Pasi u dëbua nga Italia drejt Francës për shkak se kishte kaluar kufirin ilegalisht, shqiptari tentoi rikthimin me not.
Sipas mediave fqinje shqiptari u dëbua nga zona e Ventimiglia sepse ishte i parregullt, por kur arriti në Menton, ai u hodh në det për t’u kthyer në Itali.
Kjo është ajo që ndodhi këtë mëngjes në pikën e kufirit në Ponte San Ludovico.
Shqiptari i shpëtoi policisë francezë dhe arriti me not deti në plazhin e Balzi Rossi, por këtu u mbyll edhe udhëtimi i tij, pasi u shoqërua sërish drejt Francës.