Dy shqiptarë, një burrë dhe një grua të moshës 35 dhe 34 vjeç, janë arrestuar si pjesë e një grupi që vidhte banesat e deputetëve dhe futbollistëve në Greqi. Ndërkohë policia greke ka shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë.
Dyshimet janë se grupi ka kryer një seri grabitjesh.
Mes banesave që janë vjedhur është edhe ajo e deputetes greke të Demokracisë së Re, Sofia Voultepsi.
Por viktima të grupit që kryente grabitjet janë edhe futbollistë të Olimpiakos.
Mediat greke shkruajnë se grupi që kryente vjedhjet arrinte të hapte dritaret pa bërë zhurmë dhe më pas hynte në banesa ku merreshin sendet me vlerë apo kursime që gjendeshin në shtëpitë që më parë piketoheshin.
Midis futbollistëve që kishin grabitur ishin Bibras Natkho- Olympiacos/ -Pape Abou Cissé- Olympiacos/ – Emmanuel Emenike- Olympiacos. -Omar Elabdellaoui- Olympiacos/ – Vadis Odjidja-Ofoe- Olympiacos/ – Mehdi Carcela- Olympiacos/ -José Sá- Olympiacos/ -Matías Nahuel- Olympiacos/ -Sergio Araujo-ΑΕΚ.
Grupi kishte tentuar të vidhte edhe banesën e deputetes tjetër Voultepsi në Koropi, por nuk kishte mundur t’a realizonte grabitjen.