Ish-ambasadorja Alma Lama tregon makthin e jetës: Kishin planifikuar të më vrisnin

E Enjte, 18 July 2019 15:41

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ka folur mbrëmë për herë të parë pas shkarkimit nga ky funksion, në TVT7. Lama zbuloi se arsyeja pse ka lënë postin e deputetes së Kuvendit të Kosovës, për të shkuar ambasadore në Itali ka qenë sepse u paralajmërua nga shefi i atëhershëm i AKI se po planifikohej vrasja e saj. Kjo e ka emocionuar ish-ambasadoren, pasi  tregoi se këtë informacion nuk e kanë ditur as prindërit e as fëmijët e saj, shkruan Gazeta Express.

Alma Lama dje në T7 përveç se për punën e saj si ambasadore e deri te shkarkimi ka folur edhe për atë se a u shpërblye nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në pozitën e ambasadores. Duke thënë se ka prova që ajo ka votuar kundër Thaçit për president, shtoi se nuk qe kjo arsyeja pse ka shkuar në Itali.

 

Sipas saj, një gjë e tillë erdhi pasi  ajo nuk po ndihej më e sigurt për të jetuar në Kosovë. Kjo sipas ish-ambasadores pas një paralajmërimi që ajo e mori nga ish-shefi i atëhershëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

 

“Ka pas të bëjë me sigurinë time, kam arritur te ky konkluzion sepse kanë qenë institucionet e shtetit të Kosovës që më kanë paralajmëruar se jeta ime është në rrezik, konkretisht ish-shefi i AKI-së më ka thirrur e më ka thënë jeta juaj është në rrezik ruhuni,;është blerë pistoleta me silenciator, më fal vetëm një budalla rri dhe pret që ta vrasin.

Unë natyrisht që jam alarmuar për herë të parë isha shtatzënë tetë muajsh me një peshë të shtuar. Pas këtij paralajmërimi ka menduar që një fare kohe të shkëputet nga politika.  “Kam menduar edhe për tu shkëputur nga politika por jo se ku do të shkoj, sepse nuk është e lehtë të lëvizësh së bashku me fëmijët për të shkuar diku”, shtoi tutje.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali ka rrëfyer edhe se si ka ardhur deri te paralajmërimi dhe si  veproi ajo.

“… më ka sjellë fotot e personave; natyrisht që unë kam shkuar në polici. Si thoni ju? Nëse vjen shefi i shërbimit sekret dhe thotë që jeta juaj është në rrezik, ruhuni se kemi këto informata çfarë duhet t’i thuash? T’i po tallesh? Çfarë duhet të bësh? Ndaj kam shkuar në polici, kam shkuar edhe në Policinë shqiptare, kam kërkuar informata për të parë se çfarë duhet të bëhet”, ka shtuar.

“Këtë po e them në mënyrë ekskluzive sonte këtu, sonte për herë të parë po e dëgjojnë këtë edhe prindërit e mi, sonte për herë të parë po e dëgjojnë edhe fëmijët e mi. Kjo ka qenë një nga arsyet që unë kam kërkuar që të shkëputem përkohësisht. Kam pas shumë arsye se pse se kam bërë, e para ka qenë arsye e sigurisë”, tha Lama.

Ish-ambasadorja po thotë se ka emra e verifikime që ka për këta persona që e kanë kërcënuar.

“Janë emrat, verifikimet, nuk besoj që janë për politikë po por shkak të qëndrimeve që kam mbajtur, verifikimet i ka bërë policia. Po unë nuk kam marrë përgjigje deri sot”, deklaroi.

Alma Lama-ish ambasadorja ka thënë se për një kohë nuk ka mundur që të dalë nga dera e shtëpisë pa shoqërimin e bashkëshortit apo të ndonjë personi tjetër./GazetaExpress

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...