Nga Skënder MULIQI
As unë, po as shumë kush edhe pse ka dëshirë, nuk ka mundësi ta ndryshon lehtë këtë botë .Rruzullin tokësor kurrë më shumë nuk e kan udhëhequr njerëzit jo meritor për politkëbërje! Nuk po thëm ide të re. Dhe, as që po vazhdojë ndonjë traditë. Secili prej nesh jetën në rini e kemi parameduar më ndryshe. Kemi pasur ëndrra për një botë me plotë ambicie, karrierë në profesionin që e preferojmë për të ardhmën tonë.Por, e gjithë kjo gjatë rrugëtimit tonë jetësor është shumë më ndryshe. Frika secilin njeri e rrethon. Shpirtërat tonë e shetisin botën , ose nuk shkojnë më largë nga rrethi ku jetojmë. Njeriu nuk duhet besuar shumë atyre që në një mënyrë janë të humbur, për familjën, rrethin ku jetojnë e më largë…Menquri është të dimë së si planifikojmë të ardhmën, si do të jetojmë dhe së do të vdesim më nder. Zakonet dhe adetet shpesh i shkruajmë vet. Nuk ia vlen të pranojmë që ta bëjmë jetën nën diktaturë, këtë mos të ndalim ta bëjmë asnjëherë gjatë jetës. Kapitulimi para të keqës është si vdekja e dhunshme.Rrugët tona edhe mund të janë të panjohura, por që sigurisht ato rrugë nuk i preferojmë. Mos të bëhemi viktima të jo moralitetit. Mos ti kopjojmë askënd ,mos ti kopjojmë njerëzit më grada të venitura gjeneralësh …mos të vrapojmë pas atyre që normat e jetës nuk i kan shkruar mirë. Mos të veprojmë kunder çenjës dhe shpirtit tonë, kjo është e tmershme.Të mendojmë mirë për veprimet tona, mos t'i dëmtojmë të tjerët dhe atdheun, në rrugën e jetës. Lëndimi që mund tia bëjmë Atdheut është shumë i rëndë.Mos të mashtrohemi , veq nese kemi lindur për tu mashtruar. Ta përqafojmë të mirën karshi të keqës. Prosperiteti ne jëtë është procës i vazhdueshem. Nga njerëzorja mos të ikim përjetësisht. Kjo është e frikshme, e tmershme , është barrë e rëndë mbi supe …Të bëhëmi të vetëdijshem së kënd po e ndjekim mbrapa. Jetën ta orjentojmë kah njerëzorja, tolerance fetare, kah prosperteti ,dashuria për të gjithë njerëzit e mirë të kësaj bote .Jeta e zhytur në kaos është e vështirë, është pa rrugdalje, është ngushllim I keq. Unë nuk thëm që jam I ditur, kam frikë nga ata të cilët thojnë së janë të ditur. Duhet të ndërojmë dhe të mësojmë të falim, ko është njerëzore dhe është e dinjitetshme. Të nderojmë përjetësisht të gjithë ata, të cilët na sollën lirinë tonë .A ka gjë më të turpshme dhe më e tmershme kur dikujt I pshtyhet varri?! Ata që lënë mbrapa vepra dhe emer të flliqur , nuk kan lënë asgjë të vlefshme mbrapa.Gjithmonë mund të mësojmë nga jeta.Katarsisi pozitiv është vlerë njerëzore. Të mësohemi të duam dhe ti besojmë më shumë njeri-tjetrit. Mos të urrehemi , mos të vritemi më njeri-tjetrin ,së jemi vëllezër të një gjaku. Me duar të përgjakura nuk kemi mundësi të qesim mbi tavolinë lirinë dhe dashurinë?! Është racion që na mbetet në fyt, është ngushllim I keq.Këngët e keqija , janë tepër pikëlluese…Kthimi mbrapa sigurisht së nuk na duhet, sikur nuk na duhet asnjë gënjeshter e re.Qelja e varreve të reja,së shumë dhe gjatë na I hapën varrët armiqët tanë shekullor , si dhe thyerja e zemrave , është katastrofale për qenjën tonë, si dhe për të ardhmën si shtete dhe si komb. As diktaturat e ‘buta’ , nuk I duhen njeriut të këtij nënqielli. Do të ishte lumturia jonë individuale dhe lumturia jonë e përgjithshme , që ta flakim urrejtjën.Ta duam atdheun dhe kombin mbi të gjitha, që shumë i kemi harruar…