Kryeministri i vendit Zoran Zaev gjatë një konference për shtyp, duke iu përgjigjur gazetarëve për rastin “Reket”, tha se ai nuk do të lejojë që disa mafiozë kriminelë, një gazetar, dhe duke i kërkuar falje komunitetit LGBT, një pederast të rrëzojnë qeverinë e tij nga pushteti.
Ai theksoi se Qeveria është e vendosur të luftojë deri në fund dhe secili të mbajë përgjegjësi për atë që po ndodh me rastin Reket. Ai flet edhe për Janevën ku e quan qasjen e saj si idoteske dhe se drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund kësaj afere.
Vetëm pak minuta pas publikimit të deklaratës së kryeministrit Zaev i cili duke komentuar aferën e rastit Harac ka thënë se nuk do të lejojë që asnjë i perfshire, as gazetar apo një homoseksual të prishë qeverinë, rrjetet sociale janë vërshuar me reagime të ndryshme.
Uranija Pirovska drejtoresha e Komitetit të Helsinkut në profilin e saj ka shkruar se gjithcka që është bërë deri më tani ka qenë thjeshtë një demagogji e rëndë./