Dy shqiptarë, 30 dhe 31 vjeçë, janë qëlluar më armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Gjermani dhe një prej tyre humbi jetën. Lajmin e bëjnë me dije mediat lokale, që raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Vorsfelde në Wolfsburg.
Duke iu referuar një deklarate të përbashkët për mediat të policisë lokale dhe prokurorisë, mediat gjermane raportojnë se autoritetet u lajmëruan rreth orës 22. Pasi shkuan në vendngjarje, gjetën dy persona të shtrirë në rrugë, në gjendje të rëndë. Ata u transportuan në spital dhe njëri ndërroi jetë, ndërsa tjetri po merr mjekim në spitalin publik në Wolfsburg. Të dy kanë plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
“BILD”, duke cituar dëshmitarë, raporton se ndaj shqiptarëve është qëlluar nga një makinë në lëvizje. “Dëgjova 6 të shtëna”, shprehet.
Identitetet e viktimës dhe të plagosurit nuk bëhen me dije.