Policia e Kosovës ka njoftuar se nga të shtënat me armë në pasditen e së enjtes në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, katër persona janë plagosur.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do te njoftoheni me kohe”, ka thënë ajo për KTV-në.