Të shtënat me armë tronditën qytetin e Prishtinës rreth orës 16:00 minuta të ditës së sotme.
Ngjarja u shënua në lagjen e Spitalit në Prishtinë. Policia konfirmoi se katër persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në rrugën "Muharrem Fejza" dhe janë dërguar në spital për trajtim mjeksor.
Pak minuta më vonë nga spitali u konfirmua vdekja e njërit prej tyre, ndërsa në orët e mbrëmjes bilanci i viktimave shkoi në dy.
Aktualisht dy të plagosurit e tjerë nga ngjarja po mbahen në trajtimin mjekësor.
Policia e Kosovës raportohet se ka shoqëruar dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin.
Policia nuk ka bërë të ditur zyrtarisht motivet e rastit, por sipas dëshmitarëve në konfliktin e armatosur janë përfshirë familjet Mehmeti dhe Rafuna, për shkak të kontestit pronësor.