Sot partitë politike në Kosovë fillojnë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare, të cilat mbahen më 6 tetor.
Sipas mediave të gjitha partitë dhe koalicionet sot kanë paralajmëruar që fushatën ta fillojnë përmes tubimeve në qytete të ndryshme.
Ndërkohë vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës e ka hapur fushatën zgjedhore në ora 00:00. Fushata e nisur sot përfundon më 4 tetor, ndërsa data 5 tetor është heshtje zgjedhore e cila zgjat deri në mbylljen e qendrave të votimit të dielën në mbrëmje.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





