Ofensiva e re serbe për kufijtë me spekulim te SHBA

E mërkurë, 25 September 2019 11:23

Mediat serbe po spekulojnë se SHBA-ja po përgatit plan gjithëpërfshirës e të tërësishëm për zgjidhjen e çështjeve të Ballkanit. Plani pesëpikësh përfshin gjithë Ballkanin Perëndimor dhe fonde investimesh prej 10 miliardë eurosh, i ngjan atij të zgjidhjes së krizës mes Izraelit dhe Palestinës.

Sipas gazetës serbe Telegraf, strategjinë e Washington deri diku e ka zbuluar ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter. Pasi sipas tyre përmbajtja e deklaratës së tij pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, përputhej me atë që i është thënë gazetës në qarqet diplomatike.

Sipas burimeve të kësaj të gazete fjalët e Munter janë lloj i veçantë i skicës së pakos amerikane për Ballkanin, realizimi i të cilës praktikisht ka filluar me caktimin e Mattew Palmer, si i Dërguar i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

“Ky paket ka më shumë ngjashmëri me pikëpamjen e Washington rreth zgjidhjes së krizës mes Izraelit dhe Palestinës. Mund të thuhet se është plotësisht e qartë se pas gjithë kësaj qëndron i njëjti nënshkrim”, i ka thënë burimi gazetës serbe. Këta e vlerësojnë burimin si njohësin më të mirë të rrethanave në SHBA. Detajet e pakos amerikane mund t’i nënshtrohen ndryshimeve, por nuk do të jenë thelbësore.

Gazeta serbe shkruan se plani nënkupton ofertën e ndarjes së Kosovës, fshirjen faktike të kufijve në Ballkan, union ekonomik të posaçëm, autonomi edhe më të gjerë të shqiptarëve në Maqedoninë Veriore, por edhe mbijetesën e tërësisë së Bosnje e Hercegovinës, me lëshime të rëndësishme për serbët në republikën serbe.

Siç shkruhet në gazetë, janë dy anë të medaljes, e thelbi është se “nuk do kalojnë mirë ata që nuk e pranojnë karotën amerikane”.

“Në Washington, të paktën në rrethin besnik të Presidentit Trump, presin që edhe Rusia dhe Presidenti Putin do të mund ta pranonin projektin e tyre për Ballkanin”, shkrua gazeta.

E para është ndarja e Kosovës, ashtu që përkufizimi të kryhej ashtu që pjesa veriore të mbetej nën Serbi me status special për Mitrovicën. Mbrojtje të veçantë dhe status ekstraterritorial do të caktohej për vendet kishtare që nuk janë veriut të Kosovës.

Pika e dytë ka të bëjë me integritetin e Bosnje e Hercegovinës, që krijimi i unionit ekonomik dhe doganor faktikisht do të fshinte kufijtë për qarkullimin e njerëzve mes Serbisë dhe Republikës Serbe, por pa mundësi të shkëputjes nga Bosnja e Hercegovina.

Pika e tretë ka të bëjë me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë Veriore. Për të mbuluar humbjen e territorit të Kosovës, që ata e shohin si të tyrin, shqiptarët në Maqedoninë Veriore do të fitonin edhe më shumë autonomi, e kufiri mes dy shteteve “gati se por jo formalisht do të hiqej, sikur ai mes Kosovës e Shqipërisë”.

Pika e katërt flet për pakon ekonomike dhe është e ngjashme me planin e zgjidhjes së konfliktit mes Izraelit e Palestinës thekson gazeta. Me përshpejtimin e integrimit të vendeve në BE të përfshira në këtë pako të Washington, do të thirrej një konferencë ndërkombëtare e veçantë në të cilën do të mblidheshin investitorë të cilët do të investonin në Ballkanin Perëndimor. Gazeta serbe përmend jo zyrtarisht se SHBA dhe shtetet tjera perëndimore për këtë qëllim do të ndanin 10 miliardë euro.

Pika e pestë ka të bëjë me unionin doganor, e për këtë Washington do të insistonte të formohej unionin ballkanik, në të cilin kufijtë do të ishin tërësisht të hapur për tregti të lirë mallrash dhe qarkullim njerëzish, derisa formalitetet administrative tregtare do të ishin minimale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...