Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se ishte dhe është i gatshëm të jap dorëheqje.
Haradinaj tha se ky incident me gylenistët turq, e bëri Kosovën të dukej si marionetë e Turqisë, përcjell "Bota sot" .
Haradinaj kishte marrë kritika të mëdha nga presidenti turk, Recep Tayiip Erdogan i cili u tregua i ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës.
“Nuk e kam ditë se po shkeli në një minë aq të madhe kur kam vepruar. E pashë se shkuan ata njerëz, m’u kanë dhimtë. Nuk e kisha hallin veç aty, por të vendit tim. U dha një përshtypje që vendi qenka një marionetë e dikujt tjetër. Ai incident na qiti në atë mënyrë. E di që s’jemi por na krijoi një pamje ashtu”, ka thënë Haradinaj. botasot