Komandanti i Stacionit Policor në Dibër, i emëruar para disa ditëve, Argëtim Vojnika sot ne zyrën e tij priti, si mysafir, kryetarin e Komunës se Dibrës, z.Ruzhdi Lata.
Gjatë takimit, te dy udhëheqësit e dy institucioneve më relevante në qytetin e Dibrës, si z.Lata ashtu edhe z.Vojnika, u deklaruan se bashkëpunimi i Komunës me Policinë është shumë i rëndësishëm, i domosdoshëm sa i përket mbarëvajtjes së proceseve në shërbim të qytetarëve dhe se që të dy u zotëruan se në të ardhmen ky bashkëpunim do të intensifikohet dhe do të jetë në nivelet më të mira të partneriteti. Në fund, kryetari Lata, në shenjë mirënjohje , komandantit Vojnika i dhuroi Pllaketën me logon e Komunës së Dibrës, me çka edhe njëherë tregoi gatishmërinë e tij për bashkëpunim në shërbim të rendit dhe mirëqenies së qytetarëve.