Dje në orën 19:30 të shtëna armësh janë dëgjuar në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë, afër ‘Parkut të Qytetit’.
Policia ka reaguar menjëherë dhe ka bllokuar rrugët që të cojnë pranë vendit të incidentit.
Nga burimet e medias brenda Policisë së Kosovës mësohet se lidhur me të shtënat me armë zjarri në incidentin që ndodhi në rr. “Isa Kastrati” në kryeqytet është ankuar një person, i cili është staf civil në Policinë e Kosovës dhe punon në Drejtorinë e Financave.
Sipas po të nëjtit burim autori i gjuajtjes me armë ka shtënë nga pas tre herë dhe është larguar nga aty me një makinë. Policia është vënë në kërkim të tij.
Vetë policia e Kosovës ka konfirmuar për KALLXO.com incidentin që ka ndodhur në darkën e djeshme.