Kosovë: Një serb dënohet për krime lufte

Premte, 25 May 2018 16:11

Një Gjykatë në qytetin e Mitrovicës dënoi me 6 vjet e gjysmë heqje lirie një pjesëtar të komunitetit serb, i cili qe akuzuar për krime lufte në Kosovë gjatë vitit 1999.

Shqiptimin e dënimit e bëri një trupë gjykuese me gjyqtar të misionit EULEX,  mision ky që pas dy javësh përfundon mandatin aktual në Kosovë.  Serbi, Zoran Vukotiq, u shpall fajtor për akuzën se "gjatë vitit 1999 ka torturuar të burgosur në Burgun e Smerkonicës” jo shumë larg Prishtinës.  Vukotiq ndërkaq u lirua nga akuzat se "ka marrë pjesë në vrasjen e 116 civilëve shqiptarë në fshatin Studime të Vushtrrisë”, civilë që ishin shpërngulur nga shtëpitë e tyre.Në akuzën për këto vrasje thuhej: ”i akuzuari Zoran Vukotiq në periudhën 2 dhe 3 maj të vitit 1999, në kapacitetin e tij si zyrtar policor, rezervist nga stacioni policor në Vushtrri në bashkëpunim me persona të tjerë nga radhët e forcave serbe ka marrë pjesë në sulmin ndaj popullatës civile shqiptare e cila po udhëtonte në kolonë nga fshati Studime e Poshtme në Studime të Epërme”.Në akuzë më tej thuhej se në këto krime përfshihej "vrasje brutale dhe të kundërligjshme, trajtimin çnjerëzor, shkaktim vuajtjesh të mëdha, aplikim i masave të frikësimit dhe terrorit, konfiskimi i pasurisë, plaçkitja dhe vjedhja në shkallë të gjerë e pasurisë që ishte e pajustifikueshme".Zoran Vukotiq, u arrestua në mars të vitit 2016 afër Nikshiqit në Mal të Zi, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga misioni EULEX dhe ishte i vetmi serb i akuzuar për përfshirje në këto ngjarje.Gjatë luftës së fundit në Kosovë janë vrarë mbi 12 mijë vetë. Rreth 1.600 nga ky numër ku përfshihen edhe civilë serbë të Kosovës, akoma cilësohen të zhdukur.  Një komision i Kosovës dhe një i Serbisë - rezultat i dialogut ndërmjet dy vendeve - akoma po punon për të identifikuar të zhdukurit e luftës së fundit në Kosovë.

 

Serb.jpg

Modifikuar më Premte, 25 May 2018 16:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...