Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj deklaroi se Kosova është tashmë një shtet i qëndrueshëm dhe se nuk ka më nevojë për UNMIK-un.
Përmes një postimi në “Twitter” ministri kosovar tha se duhet t’i jepet fund këtij misioni, ndërsa buxheti që përdoret për të të shkojë në fushat ku ka nevojë.
“Në ditën ndërkombëtare të paqeruajtësve, shpreh mirënjohjen për trupat e Kombeve të Bashkuara për kontributin në ndërtimin e Kosovës demokratike dhe miltietnike. Paqeruajtësit nevojiten në zona konflikti, por qëndrimi i UNMIK-ut në Kosovë është tashmë i panevojshëm meqë vendi ka stabilitet të qëndrueshëm. Misioni i UNMIK-ut duhet të përfundohet dhe buxheti i tij të alokohet diku tjetër”, shkruan Hoxhaj.