Platforma e miratuar nga Qeveria për fazën finale të dialogut është në duart e deputetëve dhe kryeministri Ramush Haradinaj ka lutur të gjitha partitë që të përfshihen në këtë proces.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se nuk duhet të lidhur me rolin e Presidentit se dhe kërkon nga të gjithë, edhe nga opozita, që të ulën në tavolinë dhe të flasin për fazën finale të dialogut me Serbinë.
“Ju kisha lutur që të mos rrini jashtë këtij procesi sepse pasojat do të ishin të mëdha. Ftesa ime është për te gjithë, pa hezitim, që të jemi të gjithë në tavolinë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.