Politika kosovare, bashkë në lobimin për vizat

E Enjte, 31 May 2018 12:52

Kryeparlamentari Kadri Veseli, njëherësh edhe kreu i PDK-së, ka bërë me dije se nga java e ardhshme do të fillojnë lobimin për të kërkuar mbështetjen për vizat nëpër Evropë.

Veseli ka treguar se kjo do të realizohet bashkë me pozitën e opozitën, shkruan Express.

"Nga java e ardhshme, i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin e Kosovës, pozitë dhe opozitë, do të fillojë një turne lobimi në qendrat evropiane, për të kërkuar mbështetjen për liberalizim, e po ashtu për të garantuar se qytetarët tanë do t’i respektojnë plotësisht procedurat që parasheh programi i lëvizjes së lirë në Zonën Schengen", ka shkruar në Facebook, Vesel.

Liderët e vendit kanë paralajmëruar se fundi i këtij viti do të jetë koha kur liberalizohen vizat.

 

Modifikuar më E Enjte, 31 May 2018 12:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...