Maqedoni: Referendumi do të jetë fjala e fundit për emrin

E Enjte, 31 May 2018 13:07

Referendumi do të jetë fjala e fundit që do të vendosë për çështjen e emrit të Maqedonisë, është shprehur kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev. Ndërsa presidenti Ivanon kritikon qeverinë për mungesë transparence

Referendumi për emrin do të orientojë qeverinë se në cilin drejtim duhet të ecë, është shprehur kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev me rastin e një vjetorit të formimit të qeverisë reformatore. Por para se të realizohet ai, qytetarët duhet të dinë qëndrimet e politikanëve, qëndrimin e qeverisë, ka kërkuar ai.  "Unë jam i bindur se qytetarët do të ndjekin vendimet e qeverisë, vendime këto që janë në të mirë të shtetit dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në vend. Kemi thënë se qytetarët do të mund të japin vlerësimin e tyre në referendum sa i takon çështjes së emrit. Zëri i qytetarëve është zëri më i rëndësishëm në vend”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.
Ai gjithashtu tha se nuk dëshiron të komentoj parashtesat apo prapashtesat që përmban propozimi i ri për emrin pasi tashmë Maqedonia është në prag të zgjidhjes së çështjes mbi 26 vjeçare që ka me Greqinë. "Republika e Maqedonisë Veriore”, "Republika e Maqedonisë së re” dhe "Republika e Maqedonisë së Epërme” janë jozyrtarisht propozimet e fundit për emrin në kuadër të marrëveshjes së arritur nga takimi i fundit në Bruksel midis ministrave të Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias.
Korniza e marrëveshjes është dakorduar midis dy ministrave të jashtëm dhe se parashihet një plan prej 11 pikave që do të përmbyllë kontestin disavjeçar midis Athinës dhe Shkupit. Kjo kornizë pritet të verifikohet nga dy kryeministrat Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev. Plani 11 pikësh është publikuar edhe nga mediat greke, që do të realizohet në disa faza.
"Të gjithë qytetarët e dinë se këto dy ditë do të zhvilloj bisedë telefonike me kryeministrin grek Cipras. Pas kësaj, unë menjëherë do të informojë të gjithë liderët politik në vend dhe presidentin Ivanov se për çfarë është biseduar”, është shprehur Zaev.
Presidenti Ivanov kërkon informata shtesë
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov ka drejtuar kritika ndaj qeverisë për mungesë të transparencës në rrjedhën e deritanishme të bisedimeve, në veçanti pas njoftimeve mbi arritjen e kornizës për marrëveshje të mundshme. "Kabineti i Presidentit të Maqedonisë nuk ka marrë asnjë informacion mbi kornizën e dakorduar për zgjidhjen e mundshme të mosmarrëveshjes për emrin, as informacione për dy takimet e fundit të ministrave të jashtëm të mbajtur në Bruksel dhe Nju Jork"., thuhet nga presidenca maqedonase.
Numri një i Qeverisë është përgjigjur edhe në reagimin e presidentit Ivanov për atë se ç'po ndodh rreth çështjes së emrit. "Për të gjitha detajet se ku kemi arritur Ivanov është i informuar në takimin e liderëve. Për takimet e reja në Nju Jork dhe Bruksel, ministri që sot do të kërkojë takim me Ivanovin që ta informojë se ku kanë arritur me bisedimet me ministrin e jashtëm grek. Kjo është risia e procesit negociues”, ka thënë Zoran Zaev.
Zaev: Maqedonia po ec drejt NATO-s dhe BE-së
Kryeministri Zoran Zaev gjatë konferencës me rastin e një vjetorit të qeverisë, ka thënq se Maqedonia nuk do të ndalë në ndërtimin e shtetit sipas parimeve evropiane. "Po ndërtojmë Maqedoninë si një shoqëri si një familje ku të gjithë qytetarët janë në rend të parë. Po ecim drejt NATO-s dhe BE-së. U mbetet qytetarëve të Maqedonisë të dëshmojnë pjekuri dhe të bëjnë "Ilindenin e katërt”, ka thënë kryeministri Zaev.
Zaev thotë se reformat në gjyqësor kanë nisur të zbatohen në Maqedoni, por ato nuk kanë përfunduar. Sipas kryeministrit në Maqedoni do të bëhet reformim i plotë i gjyqësorit e madje shumë shpejt.

Modifikuar më E Enjte, 31 May 2018 20:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...