Këngëtarja më e suksesshme shqiptare tash e sa kohë ka filluar turneun në vende të ndryshme
Së fundmi, ajo ishte e pranishme në një koncert në Moskë i cili u mbajt para tre ditësh.
Gjersa po këndonte këngën e saj “Hotter than Hell”, një nga fansat e këngëtares ia kishte hedh flamurin rus në skenë, ajo e mori flamurin dhe më pas e largoi.
Siç duket, ky gjest i fansave nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares nga Kosova, edhe pse kjo e fundit mahniti me veprimin që bëri.
Për më shumë ndiqeni videon nga minuta e 54:00.
Ndryshe, Dua ditë më parë ka paralajmëruar se së shpejti do dalin në shitje biletat për koncertin që do të mbahet në Prishtinë me 10 gusht.