Mauro Icardi duket se nuk po e përjeton keq lënien jashtë kombëtares së Argjentinës për Botërorin. Kapiteni i Interit prej disa ditësh ka nisur pushimet dhe nga fotot e publikuara duket se po ia kalon për mrekulli.
Ditët ia ka zbukuruar së tepërmi Wanda Nara, bashkëshortja e tij. Së fundmi, çifti po relaksohet në ishullin Seychelles.
Në foton e fundit të publikuar nga Icardi e gjithë vëmendja ka shkuar te Wanda. Modelja argjentinase duket e përkryer në pishinë, aty ku format e të pasmeve nuk janë lënë pa komentuar nga ndjekësit e shumtë.