Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka marrë disa ditë pushime për t’u qetësuar pas koncerteve të njëpasnjëshëm.
Këto pushime ajo është duke i kaluar me të dashurin e saj. Pushimet Rita Ora po i kalon në Toscana. Me anë të disa fotove që i janë shkrepur këngëtares së njohur u hoq çdo dyshim njëherë e mirë për lidhjen e saj me djaloshin që quhet Andrew Watt.
Koncerti i fundit i mbajtur në Shqipëri nga Rita Ora ishte më 3 Qershor në Tiranë.