Mjekët përhapin alarmin: As që ju shkon në mendje çfarë po na shkaktojnë celularët…

E mërkurë, 15 May 2019 22:13

Telefonat dhe rrjetet sociale janë bërë “fiksimi” jonë dhe nuk mund të rrimë dot një kohë të gjatë pa to dhe sipas mjekëve këto rreze na dëmtojnë sytë dhe lëkurën.

Por një problem i vërtetë të cilët dermatologët po përhapin alarmin, është “fytyra Smartphone”, pra forma që marrin tiparet tona për shkak të pozicionit kokulur që mbajmë kur kemi smartphone-in në dorë.

Veçanërisht në vende si India, ku të rinjtë i përdorin telefonët në masë, “fytyra Smartphone” po shndërrohet në një fenomen dhe dermatologët e kanë vërejtur në klinikat e tyre.

“Fytyra Smartphone është një varje e shpejtë e lëkurës së fytyrës që shkaktohet nga smartphone-t. Por, nuk ka të bëjë aspak me rrezet e dëmshme”, thotë për “Cosmopolitan India” dr. Kiran Lohia, “Ndodh për shkak të qëndrimit të keq. Me përhapjen e smartphone-ve, njerëzit po i mbajnë kokat të përulura para teksa shikojnë në telefon apo tablet.”

Ky qëndrim, e bën fytyrën shumë më të ndikueshme nga forca e gravitetit, duke shkurtuar gjithashtu muskujt e qafës që rri gjatë gjithë kohës e përkulur.

Rezultatet?

“Lëkurë e varur, dopio- gushë, rudha në anë të buzëve dhe rudha nga cepat e buzëve tek mjekra, si edhe mollëza të lëshuara”.

Megjithatë, në këtë rast kemi shumë më tepër në dorë se në çdo rast tjetër. Fytyra smartphone është pasojë e qëndrimit, të cilin mund ta kontrollojmë.

“Mos e mbani kokën poshtë kur shikoni telefonin. Ngrini smartphone-in ose tabletin në atë lartësi që mjekra të qëndrojë paralelisht me tokën”, këshillon dr. Lohia, “Përveç kësaj, përdorini më pak! Bëni ca kohë pushim nga pajisjet, sa qafa juaj ta marrë veten!”

Modifikuar më E mërkurë, 15 May 2019 21:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...