I dyshuar si trafikant droge, një polic i komisariatit nr.2 është shpallur këtë të premte në kërkim nga policia e Tiranës.
Sipas të dhënave të policisë dyshohet se punonjësi i policisë me gradën inspektor, ishte i përfshirë në një rast të transportimit të lëndëve narkotike.
Burime nga policia bëjnë të ditur se gjatë natës forcat e policisë janë vënë në ndjekje të policit të dyshuar, por ai kabraktisur mjetin dhe ka arritur t’i shpetoje autoritetve të policisë .
Ndërkohë , ende nuk bëhet me dije identiteti i efektivit, por mësohet se deri më tani policia ka arritur të sekuestrojë mjetin e tij në Fushë-Krujë, ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.