×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Rimbursimi i ilaçeve, 'hileja' me të pasiguruarit: përfitojnë vetëm të sëmurët kronikë

Diel, 22 Prill 2018 09:49

Rimbursimi i medikamenteve për 600 mijë të pasiguruar edhe pse shkaktoi debate në thelb mbetet një nismë pozitive. Nga mënyra se si u reklamua nga politikëbërësit në vendin tonë, ky rimbursim do të ishte për çdo person ta pasiguruar i cili ka nevojë për kujdes shëndetësor dhe medikamente.

Por mjekja e familjes, Mimoza Tota, shpjegon për revistën “Scan“ se ka një keqkuptim ose keqinterpretim të kësaj nisme, pasi bëhet fjalë për shtimin e një tjetër kategorie që përfiton që janë të sëmurët kronikë të pasiguruar.

“Ka një keqinterpretim për rimbursimin e 600 mijë të pasiguruarve. Kjo është një nismë pozitive dhe që realisht ka ndihmuar shumë njerëz në nevojë. Por duhet të kemi parasysh se rimbursimi i medikamenteve është për personat e pasiguruar dhe të sëmurë kronikë. Të gjithë këta persona përfitojnë si vizitat ashtu edhe medikamentet falas”, thotë mjekja e familjes Tota.

Personat me sëmundje kronike dhe të pasiguruar që përfitojnë nga rimbursimi i medikamenteve janë kryesisht, të sëmurë kronikë nga zemra, hipertensioni apo edhe të sëmurët me tuberkuloz.” Në fakt personat më të shumtë të cilët kanë përfituar që nga momenti që u përfshinë në skemë janë pacientët me sëmundje kronike të zemrës, hipertensionit apo edhe të sëmurët nga tuberkulozi.

Trajtimi i këtyre të fundit zgjat deri në 6 muaj, ndërsa kategoritë e tjera janë sëmundje që e shoqërojnë pacientin gjatë gjithë jetës. Rimbursimi i medikamenteve  për këtë kategori ka qenë i nevojshëm”, vijon më tej Mimoza Tota.

Fondi: Nuk e dimë numrin e përfituesve të pasiguruar

Të sëmurët kronikë të pasiguruar të cilët u përfshinë në skemën e rimbursimit si kategori më vete përfitojnë edhe rimbursim të paketave shëndetësore. Sipas ligjit në fuqi përfitojnë paketa shëndetësore të gjitha kategoritë e pacientëve që janë pajisur me kartë shëndeti ku bëjnë pjesë dhe pacientët me sëmundje kronike, që janë pajisur me kartë shëndeti, por janë regjistruar sipas VKM të vitit 2017, që i bën përfitues. Por në vendin tonë vijon të ketë mungesë statistikash dhe kësaj nuk i ka shpëtuar as numri i personave me sëmundje kronike që kanë përfituar nga këto paketa.

Drejtori i Përgjithshëm i FSDKSH Eduard Ahmeti shpreht për revistën “SCAN“ se: “ Nga  sektori i regjistrit kombëtar të paketave  nuk ka evidenca ,të dhëna për numrin e pacientëve të kategorisë 39( kategoria e të sëmurëve kronikë të pasiguruar). Të sëmurët me sëmundje kronike, që kanë përfituar paketa shëndetësore dhe janë të pasiguruar,  nuk janë identifikuar si të tillë pasi baza ligjore e funksionimit të paketave shëndetësore, nuk e kërkon një kategorizim të tillë”. Sipas drejtorit të Fondit, projekti i rimbursimit të medikamenteve edhe për të pasiguruarit do të jetë i përhershëm, pra nuk rrezikojnë që të dalin më nga skema. Z.Ahmeti shpjegon rrugën që duhet ndjekur për të përfituar rimbursim barnash, ndërsa pranon se ky rregull përfshin vetëm të sëmurët kronikë.

Ndërsa rruga që duhet të ndjekë një i sëmurë kronik për të përfituar rimbursim sipas Ahmetit është kjo: “Qytetari i pasiguruar paraqitet te mjeku i familjes, ku vizita është falas që nga janari 2016. Pasi vizitohet dhe rezulton i sëmurë nga një patologji kronike, referohet te mjeku specialist i cili e viziton dhe përcakton saktë diagnozën dhe mjekimin. Më pas pacienti  rikthehet tek mjeku i familjes dhe pajiset me kartën e shëndetit me kategorinë i  sëmurë kronik. Përshkruhet diagnoza dhe mjekimi në recetë dhe qytetari merr medikamentet falas në farmaci.

Kjo procedurë  përsëritet periodikisht çdo muaj ose çdo dy muaj në varësi të vlerësimit të mjekut. Ndërsa tek mjeku specialist shkon një herë në 6 muaj,  e njëjta procedurë ndiqet edhe kur ka nevojë për shtrim në spital apo ekzaminime spitalore.” Grup-moshat që kanë përfituar më shumë nga rimbursimi edhe pse si të pasiguruar  janë ata nga mosha 19 vjeç deri sa dalin në pension. Por edhe në këtë pikë nuk kemi statistika të sakta se cilat janë grup-moshat të cilat vuajnë më shumë nga sëmundjet kronike dhe nuk janë të siguruara. Por sa i përket problematikave të rimbursimit nuk kanë të bëjnë vetëm me mungesën e statistikave.

Një problem që vijon akoma me rimbursimet është mospërditësimi i listës së barnave. Gjatë gjithë vitit 2017 u punua me listën e barnave të vitit 2016 dhe aktualisht po vijon ende të punohet me këtë listë. Në këtë mënyrë kemi “mohim “ të së drejtës së pacientëve për të përfituar nga risitë që mund të përfshiheshin në listën e rimbursimit. I pyetur për këtë problematikë drejtori i Fondit  është shprehur se po punohet për hartimin e listës 2018.

”Komisioni i hartimit të Listës së Barnave të Rimbursueshme  është ende në shqyrtim të aleternativave, kështu në respektim të etikës nuk mund të shprehemi, për aq kohë sa ajo miratohet nga një organ si Këshilli i Ministrave”, shprehet Eduard Ahmeti. Edhe pse ende nuk ka  të dhëna se me sa do të zgjerohet lista e barnave të rimbursuara këtë vit, përfaqësuesit e Fondit shprehen se ky institucion po përballet me sfidat e zgjerimit të përfitimeve të qytetarëve në medikamente, ekzaminime laboratorike dhe imazherike. Si dhe në bashkëpunimin me  sektorin jopublik  për  paketa të ndryshme financimi të shërbimeve që nuk i përballon dot sektori publik.

Rreth 400 milionë lekë për të pasiguruarit

Nisma e një viti më parë e ndërmarrë nga qeveria ishte rimbursimi i medikamenteve për 600 mijë të pasiguruar. Procedura që ata duhet të ndjekin për të përfituar rimbursimet është e njëjtë me atë që ndjekin edhe personat e siguruar. Në momentin që një person i pasiguruar ka nevojë për shërbim shëndetësor ai duhet të paraqitet tek mjeku i familjes vetëm me kartën e shëndetit, të cilën mund ta ketë printuar vetë nga platforma  e-albania apo ta ketë marrë të printuar nga qendra shëndetësore.

Duke qenë se të dhënat e pacientëve tashmë janë online, pacientit nuk i duhet që të marrë vërtetim si i papunë nga zyrat e punës. Pasi të kryej kontrollet përkatëse nga mjeku i familjes apo dhe mjeku specialist me recetën e lëshuar mund t’i drejtohet farmacive që kanë kontratë me Fondin.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka në të 12 qarqet e vendit drejtori rajonale, tek të cilat do të shkojnë edhe recetat e ribursimit për personat e pasiguruar ashtu siç kalojnë receta për personat e siguruar. Kjo ka bërë që vetë buxheti i fondit në tërësi të pësojë një rritje për kategorinë e medikamenteve. Kështu buxheti i Fondit për 2018 për rimbursimin e barnave është në vlerën e 10 miliardë e 400 milionë lekë. Ndërkohë që në vitin 2017, buxheti vetëm për rimbursimin e barnave ishte  në vlerën e 10  miliardë lekëve  nga 9 miliardë që ishte në 2016.

Rritja e buxhetit për 2017 me një miliard lekë ishte si një rritje normale me shtimin e medikamenteve në listë apo të alternativave. Drejtori i përgjithshëm i Fondit, Eduard Ahmeti në një intervistë për revistën “SCAN“ shprehet se me rimbursimin e medikamenteve edhe për të pasiguruarit i është dhënë një ndihmë e madhe kësaj kategorie. Sipas Ahmetit vlera totale e rimbursimit të barnave për vitin 2017 ishte 10 miliardë e 400 milionë lekë.

Sipas kësaj të dhëne, rreth 400 milionë lekë gjatë vitit që shkoi janë përdorur për rimbursimin e medikamenteve për personat e pasiguruar, një shtesë kjo që është mbuluar nga vetë shpenzimet e Fondit, pasi buxheti fillestar për medikamentet në 2017 ishte 10 miliardë lekë. Rritje kjo që qëndroi e njëjtë edhe për vitin 2018, edhe pse në listën e rimbursimit të medikamenteve janë përfshirë  edhe fishat për diabetikët.

Sipas specialistëve të shëndetësisë dhe të sistemit të sigurimeve shëndetësore nëse do të promovojmë rimbursime për të pasiguruarit do të  gjendemi përpara një pikëpyetjeje të ngritur me të drejtë nga ata që paguajnë sigurimet shëndetësore.

Përse do të duhet që të paguajmë kur shteti do të na ofrojë të njëjtin shërbim dhe të njëjtat medikamente me ata që nuk paguajnë?! Politikat sociale në ndihmë të shtresave në nevojë janë të domosdoshme në çdo vend, por jo duke nxitur largimin nga skemat kontributive, nëpërmjet të cilave sigurohen edhe të ardhurat për realizuar më vonë rimbursime në paketa shëndetësore e në medikamente.

Një tjetër problematikë që lidhet me financimet e sistemit shëndetësor është edhe buxheti i cili akordohet çdo vit nga qeveria. Edhe pse buxheti i shëndetësisë në tërësi pëson një rritje të vogël nga viti në vit ende nuk ka arritur në nivelet që kanë vendet e zhilluara për të mos thënë që është shumë “vite larg”. Buxheti i shëndetësisë në vendin tonë është 2.9% e PBB-së./Revista SCAN/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...