Përpjekja për të parandaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, ka bërë që parlamenti Europian të propozojë shtërngimin e masave ndaj monedhave dixhitale.
Propozimet kanë si synim të nxisin informimin e qytetarëve europianë për pronarët e kompanive, për të reduktuar anonimitetin dhe për të nxitur gjithashtu raportimin e veprimeve të paligjshme.
Ky është ndryshimi i pestë që aplikohet në Direktivën Evropiane Kundër Pastrimit të Parave, që e pati pikënisjen pas sulmeve terroriste në qytetet europiane.
Masat e reja të Parlamentit Evropian adresojnë rreziqet potenciale që u kanosen qytetarëve përmes monedhave kriptografike dhe kartave të debitit me parapagesë.
Tentativa për të eliminuar anonimitetin e monedhave dixhitale me shumë mundësi nuk ka për të funksionuar në sferën e monedhave kriptografike, si dhe informacion rreth personave që fshihen pas kompanive.
Parlamenti beson me këtë ligj do ti japë fund kompanive të krijuara për pastrimin e parave, fshehjen e pasurisë dhe evazionin fiskal, një problem që mori zë pas skandalit Panama Papers.
Informacioni do të ai do të jetë i disponueshëm për gazetarë të besueshëm dhe organizata jo qeveritare.
Në bazë të ligjeve lokale, autoritetet kanë të drejtë ofrojnë informacionin edhe për një audiencë më të gjerë.
Disa prej masave që vinë së bashku këtë marrëveshje janë: reduktimi i pragut monetar për identifikimin e pronarëve të kartave të debitit nga 250 euro në 150 euro, kritere më të ashpra për realizimin e transaksioneve, mbrojtje për ata që raportojnë aktivitete të jashtëligjshme si pastrimi i parave.