Ka disa kohë që opozita këmbëngul se niveli më i ulët historik i euros nuk vjen si pasojë e ekonomisë në rritje por si pasojë e parave të pista që vijnë nga trafiku i drogës. Dhe sa vjen dhe ky fakt i zbardhur dhe nga opozita po del në dritë pasi ,sipas Ilir Cikos ekspert i tregëtisë ndërkombëtare, zvvlerësimi i euros ndaj lekur ëeshtë i lidhur me shkaqe të brendshme.
Nuk ka pasur zhvlerësim të euros në tregjet ndërkombëtare, që të mendonim se po vjen nga jashtë. Ashtu sikurse edhe në vendet e tjera të rajonit nuk ka pasur forcim të monedhave ndaj euros, çka tregon se shkaqet janë të brendshme”, u shpreh Ilir Ciko.
Në tre vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave nga turizmi. Po kështu eksportet dhe investimet e huaja kanë sjellë më shumë valutë në vend. Por Ciko është skeptik nëse këto flukse mjaftojnë për të shpjeguar dobësimin e euros.
“Nuk besoj se kjo lidhet me të ardhurat nga turizmi, pasi jemi para sezonit dhe akoma nuk është paguar për këtë shërbim. Edhe sa i përket investimeve të huaja, nuk shoh ndonjë prurje të madhe, që të sjellë këtë rënie të euros”, tha eksperti Ciko.