Nga Kastriot Dervishi
Në kongresin e dytë të vitit 1952 sollën dhurata edhe partitë komuniste nga vendet e tjera të “demokracive popullore” si: Çekosllovakia, Hungaria, Rumania, Polonia dhe Republika Demokratike Gjermane. Më “koprracë” ishin rumunët të cilët sollën albume dhe një stalin e lenin të vogël bronzi. Hungarezët ishin më të gjithanshëm në dhurata, duke filluar nga orenditë e shtëpisë, kupa argjendi, valixhe, pije, etj. Të tjerët ishin të dhëna pas teknologjisë së aparatet fotografike dhe dylbitë. Jepej përshtypja sikur po zhvillohej ndonjë dasmë dhe të ftuarit po sillnin taksën e pjesëmarrjes. /55news.al/