Nga Martin DEDAJ
Motër Injace Gjoka, u lind në Kaçinar të Lezhës, më 25.09.1925, në një familje me tradita patriotike dhe atdhedashurie dhe me besimin tek zoti. Femijërinë e kaloj në vendlindje, dhe në moshë shumë të re vendosi të hyjë në rrugën e shërbesës ndaj zotit dhe bëhet pjesë e Shoqatës Fetare në Shkodër.
Menjëherë pas dëshmisë së parë, në vitin 1945 dërgohet si misionare në Vlorë, veprim i cili bëhet si rrjedhojë e dëbimit të të gjithë misionarëve italianë të pranishëm deri në atë kohë në Shqipëri. Duhet të qëndronte aty vetëm për tre muaj por qëndrueshmëria e saj do të zgjasë për gjithë jetën së bashku më Madre Terezën Supëriore, Motër Agostinën, Motër Ceciliën, dhe Motër Julien.
Jeta e motër Injaces dhe e këtij komuniteti të vogël është shënuar nga evenimentet historike dhe ideologjike që përfshinë Shqipërinë gjatë sistemit komunist. Në fillimt persekutimi kundër besimit të krishterë, pastaj laicizmi i të gjithë rregullatorëve dhe rregullatoreve, për më tepër vrasja e një pjese të mirë të priftërinjëve të njohur, përfshirë Don Markun, i vrarë në vitin 1968, i cili për herë të parë shkoi në Vlorë për të kremtuar Euharistinë, e në fund burgimi i gjithë priftërinjëve të mbetur.
Në vitin 1967 mbyllja përfundimtare e Kishave shënon një kthesë të re për misionaret ndër to edhe Motër Injacen. Të detyruara nga regjimi për të hequr veshjen e shërbesës dhe më pas tentativat e ndryshme për ti shpërndarë si komunitet, për forcën hirë plotë të Madre Terezës, por mbi të gjitha plani misterioz i Zotit, që duke sfiduar regjimin marksist-leninist, donte të mbante në mes të popullit, një pishtar të besimit në Krishtin dhe prezencën e Shën Marisë.
Komuniteti i shërbëtorëve të Shën Marisë, pjesë e të cilit ka qenë edhe Motër Injace Gjoka, ka qenë i vetmi shembull i vëllazërimit i mbijetuar në të gjithë Shqipërinë.
Motër Injacja, më e reja nga motrat së bashku me motër Julian të detyruara nga partia dhe organet e pushtetit të kohës, u punësuan si rrobaqepëse, punë të cilën e kryen me përkushtim dhe seriozitet të madh për një periudhë kohore afro 15-vjeçare.
Përmes kësaj pune të përvuajtur dhe të heshtur ato fituan simpatinë dhe besimin e shoqeve të punës dhe të gjithë shoqërisë në Vlorë, por edhe të drejtuesëve lokal dhe atyre partiak të kohës.
Në vitin 1981 humbi prezenca hirëplotë dhe kurajoze e Madre Terezës. Vendi heshtazi u mor nga Motër Injacja, ndonëse nga brishtësia e saj si dhe frika e fortë nga mësimi i transmetuar nga Supëriorja çon përpara komunitetin me besim dhe kurajo.
Fytyra e qeshur dhe sytë e ndritshëm të Motër Injaces, kanë vazhduar ditë pas dite të dëshmojnë preznecën e Zotit midis njerzëve.
Pas rënies së regjimit komunist, hapja e kishave dhe dëshmimi i besimit në liri u mirëprit nga Motër Injacja, e cila e jetonte këtë kohë me plotësi dhe gëzim. Çdo ditë entuziasmohej për çdo gjë të vogël që realizohej për fëmijët, për të rriturit, që merrnin pjesë në jetën e Kishës së rilindur, për fqinjët, për ata që takonte gjatë rrugës duke shkuar në pazar, për të paguar dritat ujin…, për të gjithë një fjalë, një ndihmë.
Muaj Maj i vitit 1992 për Motër Injacen ka patur një aspekt krejt të veçantë. Mbi të gjitha sepse në kishë u vendos statuja e Shën Marisë së Lurdit (ajo Zonjë siq e quanin komunistët) që për të gjithë kohën e regjimit ka fshehur në brendësinë e saj Euharistinë, të sjellë në mënyrë klandestine nga një vajzë e Tiranës për motrat që nxirnin nga ajo atë forcë të nevojshme për të përballuar padrejtësitë dhe shpifjet për shkak të besimit.
Në atë kohë Motër Injacja i kishte kërkuar Padër Giovanit, që ti siguronte në Itali një kurorë të ndritshme për atë statujë. Dhe ai e kishte sjellë atë, rreth fundit të muajit maj 1992, gjë e cila kishte gëzuar pa masë Motër Injacën, duke e parë atë kurorë të shndritshme të shkëlqente mbi kryet e Shën Marisë.
Ditën e fundit të jetës së saj ishte marrë me sqarimin e disa episodeve të pakëndshme të ndodhura me familjet fqinje. Në fakt në procesionin e mbylljes së muajt Maj ishin të pranishme edhe familjet fqinje dhe Motër Injacja ishte e lumtur se paqia dhe qetësia ishin kthyer për të mbretëruar në këto familje.
Gjithnjë atë mbrëmbje me njerëzit ajo ishte e shndritshme në fytyrë për ceremoninë e bukur të zhvilluar. Ishte vonuar duke biseduar, u tregonte atyre për udhëtimin drejt qytetit të saj të lindjes; -Lezhës, për një vizitë të shkurtër tek të afërmit dhe mbi të gjitha tek nusja e një nipi të nisur në mënyrë klandestine prej disa ditësh në Itali. Do të qëndronte jashtë Vlorës për disa ditë.
Me 13 Dhjetor 1993 në Kishën e Vlorës, që ajo kishte parë me dridhje të rilindte e shenjëruar më, 15 Shtator të vitit 1992, bash ajo Kishë që në vitin 1967 kishte parë me shumë vuajtje të mbyllej e të kthehej në një teatër kukllash (mbase paksa e privilegjuar se kishat e tjera përfunduan në magazine patatesh dhe stalla kuajsh), solemnisht kremtonte së bashku me motër Julien 50-vjetorin e dëshmisë rregullatore.
Në atë rrethanë u zgjodh një frazë për të treguar ç’ka kishin qenë në të vërtetë këto 50-vite jetë; “Luftën e mirë e luftova, vrapimin e kreva, fenë e ruajta” (Thënie sipas Ungjillit). Është një imazh që i përshtatet mësë miri Motër Injaces dhe që afron dimensionin e vërtetë shpirtëror të saj: Një grua e brishtë por luftëtare, plor besim dhe ëmbëlsi, gati për të harruar vuajtjet e shumta dhe padrejtësitë e pësuara dhe për të vrapuar për të mbështetur mbi të gjitha ato njerëz dhe dretjues që sot janë në vështirësi finaciare, të sëmurë e të harruar të tjerë.
Është nisur nga shtëpia e saj në orën 04.00 të mëngjesit të datës 1 Qërshor 1994, dhe ka ecur në majë të gishtave për të mos bërë zhurmë e zgjuar komunitetin. Dhe në një aksident automobilistik dhe tragjik për të, i ka dhënë fund jetës së saj tokësore, por ka mbajtur lart besimin e saj dhe atë të shumë njerëzve.
Vetë Nunci Apostolik Imzot Ivan Dias gjatë homelisë së funeralit të saj do të shprehej se: “Motër Injacja dhe komuniteti kanë mbajtur shkopin e besimit, pastaj i’a kanë kaluar familjes së Shërbëtorëve të Marisë këtu të pranishëm por edhe për ne Shërbëtorët e Marisë Riparuese, të ardhur për të ndarë gëzimet dhe vuajtjet e këtij populli martirë.
Motër Injacja ka qenë një mbështetje dhe pikë referimi, në fillimt për të përpjetat dhe tatpjetat e ndryshme të shtëpisë, pastaj për të njohur realitetin, gjuhën, zakonet dhe traditat e një populli afër Italisë, por të mbetur në izolim për 50-vjet, dhe traditat fetare të harruara prej viteve të tepërta të heshtjes. Ajo ka qenë ndihmë e domosdoshme në katekizëm, në njohjen dhe kërkimin e familjeve katolike që kanë rigjetur kështu motivet e besimit të tyre fetar, të jetuar fshehurazi për 50-vjet. Ajo u bë ndërmjetëse e vazhdueshme në raportet tona me autoritetet civile, në afrimin me familjet që kanë nevojë dhe pikë ekulibri mes nesh dhe njerëzve”.
Funerali i bërë të Enjten me 2 Qërshor 1994, në orën 11.00, me prezencën e Nuncit Apostolik Ivan Dias, ipeshkvi ynë, të autoriteteve civile, fetare (ortodokse dhe myslymane), të afërmëve të saj ardhur nga Lezha dhe qyetarëve të Vlorës të çdo besimi dhe klase sociale, kanë mbyllur kremtimin solemn të Euharistisë eksistencë tokësore të Injaces midis nesh.
Trupi i saj gjeti paqe të qetë në varrezat e Vlorës, në vendin e ruajtur për të persekutuarit e regjimit të kaluar.
“Me vdekjen e Motër Injacës, familjarët dhe të afërmit humbën njeriun e tyre të dashur, Kisha Katolike humbi një shërbëtore besnike të Zotit. Qytetarët e Vlorës humbasin mikeshën e ditëve të vështira. Ata që e kanë njohur Motër Injacën, dhe që janë të shumtë, do ta kujtojnë si motrën e ëmbël dhe besnike, që i ka rezistuar diktaturës për të jetuar më pas besimin e saj në Zotin në ditët e lirisë”, ka shkruar ndër të tjera në letrën e tij Kryetari i Bashkisë së Vlorës së asaj kohe….