1984/“Buka gatuhet keq, në fshat e hanë me pluhur”

E Enjte, 27 September 2018 18:14

Mbledhja e Sekretariatit të KQ të PPSH-së e datës 4.4.1984 iu kushtua gjendjes gatimit të bukës. Në atë kohë, buka ishte ushqimi bazë i popullsisë, pasi mishi, djathi, qumështi, etj, shiheshin shumë rrallë. Popullsia e varfër e Shqipërisë që thuhej se po ndërtonte me sukses socializmin, nuk ngopte barkun dot me bukë, e jo të bënte gjë tjetër. në qytete hahej bukë gruri, ndërsa në fshat, në pjesën më të madhe të vitit bukë misri më të keqe se ajo që hanin derra. Anëtarët e Sekretariatit diskutojnë sikur të ishin furrtarë. Meqë na thonë sot se buka e “kohës së Enverit” ishte me nivel të lartë, mjafton të lexohet një pjesë e tekstit të mëposhtëm. Natyrisht është diskutuar edhe për kacabunë, por herë të tjera.

Pjesë nga debati

Shoku Enver Hoxha: Desha t’ju vë në dukje diçka për bukën, shokë. Më kanë njoftuar se jo vetëm vazhdon të gatuhet e cilësisë shumë të dobët, por nuk përdoret mirë, se gjatë transportit për në dyqanet ku shitet, e hedhin në trotuare, etj, etj.

Shoku Foto Çami: Gatimi dhe shitja e bukës është problem shoku Enver.

Shoku Enver Hoxha: Dhe nuk po merren masa që gjendja të përmirësohet. Nuk di për cilën bukë bëhet fjalë, për atë 5 lekëshen apo për të tjerat?

Shoku Foto Çami: Më tepër bëhet fjalë për bukën 5 lekëshe.

Shoku Enver Hoxha: Është e pamundur, s’hahet më kanë thënë.

Shoku Foto Çami: Më falni shoku Enver, duhet të jetë fjala për llojet e tjera, se 5 lekëshja kërkohet shumë.

Shoku Muho Asllani: Mos është fjala për bukën standard, katër lekëshe?

Shoku Ramiz Alia: Po, po, për 4 lekëshen duhet të jetë, ajo është pak e zezë se është standard. Për këtë ka fjalë e ankesa.

Shoku Muho Asllani: Pesë lekëshja dhe buka e bardhë kërkohen shumë. Katër lekëshja, e zeza, është bukë masive.

Shoku Enver Hoxha: Atëherë do të jetë fjala për këtë lloj buke, 4 lekëshen. Buka e zezë, masive që gatuhet shumë keq.

Shoku Adil Çarçani: E provova pardje atë shoku Enver. Më solli një copë bukë të thekur kuzhinieri. Megjithëse e thekur, kur po e haja, më mbeti gishti në brumë, se ishte qull e papjekur.

Shoku Foto Çami: Standardi i mallrave për llojet e bukëve nuk respektohet. Pastaj është dhe çështja e majasë që nuk është e cilësisë së mirë.

Shoku Adil Çarçani: Dakord Foto, standardi i miellit nuk respektohet, por defekte ka edhe gjatë procesit të gatimit.

Shoku RamizAlia: Shiko Foto, për çdo gjë, ta themi shqip, mund të ketë një mijë arsye. Por, gatimi i bukës është gjëja më negative që kemi. Përse të mos e gatuajmë e të mos e kemi të mirë bukën?! Miellin e kemi, furrat janë, njerëzit janë, atëherë, çfarë na mungon?

***

Shoku Simon Stefani: Për çështjen e gatimit të bukës, fshati është më dobët.

Shoqja LenkaÇuko: Dobët, për të mos thënë është më keq.

Shoku Muho Asllani: Janë bërë disa përmirësime. Nuk është ashtu siç ka qenë në fillim, që kishte shumë ankesa.

Shoku Ramiz Alia: Në qoftë se këtu në tiranë, pensionistët ankohen se hidhet buka në trotuar, në fshatra, Muho, bukën e lënë në mes të rrugës.

Shoqja Lenka Çuko: Posi, shitësja angazhon çfarëdo njerëzish që gjen në rrugë për ta futur bukën në dyqan.

Shoku Adil Çarçani: Buka në fshat transportohet me karrocë të zbuluar dhe pluhuri që ngrihet rrugës, bie mbi bukë. E kam parë vetë këtë.

Shoku Foto Çami: Kemi biseduar njëherë me shokun Ramiz për këtë problem. Në fshat tani është rritur numri i muajve që hahet bukë gruri, mirëpo cilësia e saj është shumë e keqe...

Modifikuar më E Enjte, 27 September 2018 18:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...